Politike

Mimi Kodheli votoi kundër ndryshimeve në qeveri, Balla s’pranon ta kontaktojë: Nuk jam çentral

17 Dhjetor 2020, 20:32 Nga DOSJA
Mimi Kodheli votoi kundër ndryshimeve në qeveri, Balla s’pranon

TIRANË– Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka votuar kundër ndryshimeve në qeveri sot në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pretendon se e gjitha është një gabim. I ftuar në emisionin “Open”, Balla nuk pranoi të kontaktonte me deputeten, duke shtuar se së shpejti do të ketë një reagim zyrtar për çështjen. 

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO: 

Eni Vasili: Mimi Kodheli ka votuar kundër për ndryshimet në qeveri. Kundër janë 4 vota, Alimadhi, Lita, Kodheli dhe Shtjefni.

Taulant Balla: Nuk kam asnjë koment, do të jetë ndonjë lapsus.

Eni Vasili: Mund ta konfirmoni për ne?

Taulant Balla: Nuk jam çentral. Do t’ua jap përgjigjen. Kam komunikim me të gjithë. Kam bërë mbledhje para votimit dhe sapo ta kem të qartë do t’ju sjell një përgjigje për këtë çështje.

Sot në Kuvend, u miratuan dy ndryshimet e reja në kabintetin qeverisës. Milva Ekonomi u vendos ministre e Bujqësisë, ndërsa paraardhësi i saj, Bledi Çuçi në postin e ministrit të Brendshëm. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mimi kodheli taulant balla vota kunder e mimi kodhelit mimi kodheli taulant balla vota kunder e mimi kodhelit

Sondazh

Poll