Aktualitet

Më shumë se 1 vit hetime! Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, informacioni nga GJERMANIA u kushtoi shrenjtë. Kapet 9

17 Dhjetor 2020, 19:01 Nga DOSJA
Më shumë se 1 vit hetime! Shkatërrohet banda shqiptare në

BELGJIKË– Një grup kriminal shqiptar është shkatërruar nga Policia e Antwerpit, ku në pranga përfunduan 17 persona, të cilët akuzohen se kontrabandonin sasi të mëdha kokaine në Evropë përmes porteve. Sipas mediave të huaja, shumica e të arrestuarve kanë kombësi shqiptare.

Hetimet për grupin kanë nisur që në fund të vitit 2019, pas një njoftimi të dhënë nga autoritetet gjermane.

Njësitë speciale gjermane kishin pikasur një bandë, e cila ishte trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut në porte të ndryshme të Europës, përfshirë edhe atë të Antwerpit. Gjatë hetimit, forcat e policisë belge u desh të punonin ngushtë me forcat policore gjermane, holandeze, shqiptare dhe italiane për të pikasur bandën dhe anëtarët e saj.

Ky bashkëpunim çoi në konfiskimin e kokainës në portet e Antëerpen, ku u grumbullua rreth57 kg, 50 kg u gjetën në Holandë dhe 80 në Civitavecchia të Italisë. E gjithë sasia e marrë së bashku, kapte vlerën e 9 milion eurove. Por operacioni nuk u kufizua vetëm në porte. Të martën dhe të mërkurën, policia kreu 11 bastisje shtëpish. Nga kontrollet në shtëpi u gjetën 40 kg drogë, një armë zjarri, më shumë se 200,000 dollarë cash dhe disa automjete.

Edhe pse janë dhënë detaje nga operacioni, nuk janë bërë me dije ende emrat e shqiptarëve të prangosur. Ndërkohë që nuk ka asnjë reagim as nga Policia shqiptare, e cila gjithashtu ka asistuar. Nuk dihet nëse të prangosurit në Belgjikë kanë historik të njohur për policinë në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belgjike grupi i shqiptareve ne belgjike belgjike grupi i shqiptareve ne belgjike

Sondazh

Poll