Aktualitet

Prindërit iu gjetën të masakruar nëpër valixhe/ Zbulohen DETAJE nga jeta luksoze e Taulant Pashos, bën xhiro me jaht. ‘Q

17 Dhjetor 2020, 17:29 Nga DOSJA
Prindërit iu gjetën të masakruar nëpër valixhe/

ITALI– Taulant Pasho, është djali i çiftit nga Vlora që u gjetën pak ditë më parë të masakruar në Itali, të cilët ishin zhdukur prej vitit 2015. ku prej 2015-ës. Sipas mediave italiane, Taulant Pasho është i burgosur në Zvicvër, ku po vuan dënimin për vjedhje.  Pasho kërkohet nga autoritetet italiane, pasi duhet të kryente 3 vite e 11 muaj burg.

Në vitin 2015, ai doli nga burgu ku vuante dënimin për drogë, ndërsa u prit në derën e burgut nga prindërit Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Nga ai moment prindërit e tij humbën kontaktet duke mos u kthyer më në Shqipëri, por Taulanti ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku edhe ka postuar video nga jeta e tij luksoze.

Edhe pse prindërit e tij u zhdukën ditën kur ai doli nga burgu, ai në asnjë moment nuk ka postuar lidhur me humbjen e tyre, por vetëm disa postime për burgun.

Më e keqja për famëkeqin, të burgosurin”, shkruhet në një foto që ka shpërndarë Taulanti në ‘Facebook’.

Trupat e çiftit nga Vlora u gjetën në katër valixhe të shpërndara në zonën e burgut ku doli Taulant Pasho në Soliçano në  afërsi të autostradës Firence-Livorno. Të gjitha detajet e reja të zbuluara nga vajzat e tyre, do çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes horror.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djali i shpetim dhe teuta pashos shpëtim dhe teuta pasho djali i shpetim dhe teuta pashos shpëtim dhe teuta pasho

Sondazh

Poll