Aktualitet

1.1 mln paund kokainë në shtëpi! “Bossi” i madh shqiptar del para Gjykatës së Londrës, ‘shet mend’ para togave të

17 Dhjetor 2020, 18:25 Nga DOSJA
1.1 mln paund kokainë në shtëpi! “Bossi” i madh

BRITANI E MADHE- Muhamet Qosja është vendosur që të qëndrojë në paraburgim deri më 29 janar të vitit që vjen, pasi u kap me 5 kilogram kokainë në banesën e tij në Angli.

Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi ndaj tij në Gjykatën e Snaresbrook Crown ku prokurorët thanë se vlera në rrugë e kokainës ishte 1.1 milion paund. 

Kryeinspektori Toni O’Sullivan tha: Qosja kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe se po shpërndante në mënyrë aktive drogë të klasit A në emër të një grupi të krimit të organizuar. Ndërsa gjatë seancës, Qosja shtoi se kishte mbërritur në Angli në 2014 dhe vendosi të merrej me drogë sepse ‘paguhej mirë’.

Ai akuzohet për gjashtë akuza në lidhje me posedimin e armës së zjarrit, municionit dhe posedimin e lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tij. Akuzave u është shtuar edhe ajo e pastrimit të parave.

Pas prangosjes së tij, në banesë iu gjet një armë tip revolveri, 20 fishekë dhe 12 kilogramë kokainë të fshehura në dhomën e gjumit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet muhamet qosja muhamet qosja

Sondazh

Poll