Aktualitet

“Kopsitet” dosja! Akuza të reja mbi ‘shpinën’ e Orgest Bilbilit/ Përplasja me policin, i shton “fajet”, dosja shk

17 Dhjetor 2020, 17:04 Nga DOSJA
“Kopsitet” dosja! Akuza të reja mbi ‘shpinën’

TIRANË– Gjykata Penale ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen e të shumë kërkuarit, Orgest Bilbilit. Sipas ABC, Prokuroria ka përfunduar hetimet për të riun, i cili do të gjykohet vetëm për dy vepra penale “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.

30-vjeçari nga Lushnja u prangos në 10 prill të këtij viti, në një kohë kur vendi ishte në izolim prej karantinës. Ai u pikas teksa kryente veprime të çuditshme nga një efektivi i forcave “Shqiponja”, i cili u vu në ndjekje të tij duke i bërë thirrje vazhdimisht që të ndalonte.

Në rrëfimin e tij, efektivi ka bërë me dije se Bilbili kishte nxjerrë armën nga çanta që kishte, duke detyruar edhe efektivin që të bënte të njëjtën gjë. Pasi qëlloi në ajër disa herë, Bilbili nuk u ndaj, ndaj efektivi qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur në bark. Bashkë me Bilbilin në ato momente ishte dhe shoku i tij dhe bashkëpunëtori i ngushtë,  Anterio Kaloshi. Megjithatë edhe ku i fundit u prangos për një sulm me armë zjarri në Pogradec.

30-vjeçari Orgest Bilbili, është dënuar më herët për trafik drogë, ndërsa dyshohet se është autori i disa vrasjeve në Lushnje si edhe krimeve të tjera të rënda. Ai u shpall në kërkim në vitin 2017-ës bashkë me të riun tjetër, Laert Haxhiu. Bilbili është bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017 dhe rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata penale orgest bilbili gjykata penale orgest bilbili

Sondazh

Poll