Aktualitet

Ata ishin tre! Vrasja e të riut në Maqellarë, shokët e qëlluan me çifte, se panë prej mjegullës

17 Dhjetor 2020, 16:51 Nga DOSJA
Ata ishin tre! Vrasja e të riut në Maqellarë, shokët e

DIBËR– Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur në malin e Maqellarës. Mësohet se kanë qënë tre të rinj që kishin dalë për gjueti. Po ashtu dyshohet se Rifat Xheleshi e ka qëlluar pa dashje shokun e tij, Gentian Kosiqin, pasi nuk e kishte pikasur prej mjergullës së dendur.

Ka qenë shoku tjetër, i cili bashkë me autorin kanë marrë shokun e plagosur dhe e kanë nisur për në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku 27-vjeçari Gentian Kosiqi ka mbetur i vrarë nga shoku i tij i gjuetisë. Gjithçka ka ndodhur pak pas mesditës në orën 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut” në Maqellarë.

18-vjeçari Rifat Xhelishi ka plagosur shokun dhe ka kërkuar ndihmë por fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. Policia ka bërë me dije se Xhelishi është arrestuar dhe po merret në pyetje në Komisariat.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes gentian kosiqi vrasje ne diber vdes gentian kosiqi vrasje ne diber

Sondazh

Poll