Aktualitet

Fitoi betejën me Covid-19, ish-pacienti shpreh mirënjohje për mjekt, surprizon stafin e spitalit “Nënë Tereza”, dhurata

17 Dhjetor 2020, 16:12 Nga DOSJA
Fitoi betejën me Covid-19, ish-pacienti shpreh mirënjohje për

TIRANË– Lufta me Covid-19 është një nga sfidat aktuale në Shqipëri me të cilën po përballemi çdo ditë. Herojntë e kësaj sfide pa dyshim që kanë qenë mjekët ku dhe kanë bërë të mundur që shumë persona të shërohen.

Ndërkohë së fundmi një pacient, i cili fatmirësisht ka arritur të mposht koronavirusin, ka surprizuar ditën e sotme stafin e spitalit Nënë Tereza, në Tiranë, që i shërbyen për t’u shëruar nga sëmundja e vdekjeprurëse.

Siç shihet në foton që vetë pacienti ka publikuar në rrjetet sociale, pacienti iu ka dhuruar punonjësve të spitalit një pemë të veçantë për Krishtlindje, të zbukuruar me tullumbace, doreza dhe maska.

“Mirënjohje dhe falenderim për ish pacientin E.C. për mendimin e bukur për kolegët tanë në strukturat Covid. #qsut #nenetereza”, thuhet në mesazhin në “Facebook” të spitalit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pacienti syrprizon stafin e spitalit koronavirusi ne shqiperi pacienti syrprizon stafin e spitalit

Sondazh

Poll