Aktualitet

Policia në kërkim të tij, STRESI “i pakapshëm” arratiset në një shtet tjetër (FOTO)

17 Dhjetor 2020, 14:56 Nga DOSJA
Policia në kërkim të tij, STRESI “i pakapshëm”

TIRANË– Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, vazhdon të kërkohet nga Policia, pas protestës që ai organizoi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Ai është i shpallur në kërkim nga policia për organizim proteste në kohë pandemie, nxitje dhune dhe thirrje për dhunë e akte të tjera në kundërshtim me ligjin, por mesa duket kjo nuk e frikëson aspak reperin.

Stresi vazhdon të jetë aktiv nëpër rrjetet e tij sociale, ku ditën e sotme ka publikuar një foto, ku shihet i mbështetur në dy valixhe, ku njofton se po largohet drejt një shteti tjetër.

Ku? A po ikim shtet tjetër, shkojmë, shkojmë”, shkruan Stresi.

 

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Ditën e djeshme përmes një video live, ai u shpreh se po kërkohet nga Policia për të vetmen arsye se ka bërë deklarata kundër Kryeministrit Rama, ndërsa i kërkoi efektivëve të mos e kërkonin sepse nuk ka bërë asgjë të paligjshme në protestë. Ai ‘premtoi’ se bashkë me shqiptarët e tjerë, do hakmerrej më 25 prill, duke rrëzuar qeverinë aktuale.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen stresi ne arrati protesta per klodian rashen stresi ne arrati

Sondazh

Poll