Aktualitet

U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

17 Dhjetor 2020, 08:46 Nga DOSJA
U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan

VLORË– Është konfirmuar në detyrë Florjan Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë/aktualisht deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Florjan Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, ndërsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Paralelisht me punën si gjyqtar, Kalaja është angazhuar si pedagog në disa universitete si dhe është autor i botimeve në fushën e së drejtës civile.

Relatori i çështjes, Olsi Komici tha në seancën dëgjimore e cila u mbajt dje se procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Kalaja kishte nisur në muajin qershor dhe ishte përfunduar në të tri kriteret e rivlerësimit. Për rreth një orë, Komici renditi të gjitha verifikimet e kryera nga Komisioni për pasurinë e gjyqtarit Kalaja, i cili zotëron vetëm një makinë – si edhe për të ardhurat dhe pasurinë e prindërve të tij dhe të bashkëjetueses.

Komisioni konstaton pamundësi financiare të gjyqtarit për blerjen e një autoveture tip BMË në vitin 2015, kundrejt shumës 5600 euro. Komici tha se Kalaja e kishte pasqyruar blerjen e mjetit në dy deklarata periodike – në vitin 2014 kur kishte shënuar se mjeti ishte në proces regjistrimi dhe në 2015-ën kur kishte pasqyruar kontratën e shit-blerjes.

Si burim krijimi për blerjen e këtij mjeti, Kalaja ka deklaruar të ardhurat e tij nga paga si gjyqtar dhe pedagog, një overdraft në shumën 200 mijë lekë, një kartë krediti në vlerën 100 mijë lekë dhe të ardhura nga shitja e librave.

Relatori Komici tha se nga hetimi ka rezultuar se Kalaja nuk kishte paguar detyrimet për përfitimet e siguruara nga shitja e librave. Ai shtoi se të ardhurat nga paga si gjyqtar e tre muajve të parë të vitit 2015 në shumën 264 mijë lekë, 98 mijë lekë të përfituara nga mësimdhënia, oferdrafti dhe karta e kreditit, nuk mjaftonin për blerjen e mjetit.

Nga analiza financiare e kryer prej Komisionit ka rezultuar balancë negative në shumën 590 mijë lekë.

Gjyqtari Kalaja kërkoi që mundësia financiare për mjetin të analizohej bazuar në të ardhurat e deklaruara ndër vite. Ai pranoi se kishte kryer pasaktësi në mosdeklarimin e kursimeve ndër vite. “Mund të arrihet vetëm në konkluzionin se nuk kam deklaruar saktë burimet”, pohoi ai në seancë.

I pyetur nga Komici se pse e kishte deklaruar mjetin dy herë, Kalaja shpjegoi se në mars të vitit 2015, kur ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë për vitin 2014, e kishte blerë mjetin dhe e kishte shënuar se ishte në proces regjistrimi gabimisht. “Në fakt duhej të kisha kryer deklarim vetëm për vitin 2014”, pohoi Kalaja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florjan kalaja kpk florjan kalaja kpk

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 21:40

TIRANË– 10 mijë punonjës dhe ish punonjës të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe të shërbimit taksi, do të marrin 10 mijë lekë ndihmë para Vitit të...