Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 19 vjeçari në Durrës, bien në pranga dhe tre të tjerë

17 Dhjetor 2020, 08:32 Nga DOSJA
Lëvizte me armë me vete, arrestohet 19 vjeçari në

DURRËS– Policia ka arrestuar një 19 vjeçar pasi lëvizte me armë me vete në qytet.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë.

Policia e ka arrestuar të riun në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënvlashit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Njoftimi i policise:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës.Bien në prangat e Policisë dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë.Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënvlashit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materialeSpecialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ukonstatua nga shërbimet e Policisë duke vjedhur biçikletën e shtetasit D. B.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:P. M., 58 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur.E. M., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 19 vjecari ne durres arrestohet 19 vjecari ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 21:40

TIRANË– 10 mijë punonjës dhe ish punonjës të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe të shërbimit taksi, do të marrin 10 mijë lekë ndihmë para Vitit të...

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 21:16

TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino është pë...