Sport

Këngë sllave dhe festë! Vllaznia hap shumë shpejt “shampanjën” e kampiones së dimrit, lojtarët tërbohen, harrojnë k

16 Dhjetor 2020, 18:34 Nga DOSJA
Këngë sllave dhe festë! Vllaznia hap shumë shpejt

SHKODËR– Shkodra dhe futbolli janë një lidhje e hershme dhe e fortë. Aq e fortë sa nuk e step as virusi që ka bllokuar mbarë botën. Aktualisht Vllaznia po kryeson me prepotencë Superioren në 8 javë të zhvilluara dhe ka hedhur kanditaturën për t’u shpallur kampion. Një titull që mungon që nga sezoni 2000-2001 dhe tani duket se është viti i duhur për kuqeblutë.

Në kohën kur duhet edhe disa javë për t’u mbyllur viti 2020, Vllaznia ka hapur shumë shpejtë shampanjën e kampiones së dimrit. Lojtarët kanë darkuar mes këngëve live, ndërkohë që skenën e mori edhe sulmuesi boshnjak Dilaver, i cili këndoi këngë të origjinës së tij. Një festë që në Shkodër ka nisur shumë shpejt, por pa respektuar protokollin anti-Covid.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport vllaznia vllaznia

Sondazh

Poll