Sport

Urime, Milani sot ka ditëlindjen, feston 121 vjet histori dhe dashuri!…

16 Dhjetor 2020, 18:23 Nga DOSJA

ITALI – 16 dhjetori, ditë e veçantë për kuqezinjtë. Milani ka ditëlindjen. I krijuar në 16 dhjetorin e vitit 1899, sot “djajtë” mbushin 121 vjeç, një kohë e mbushur plot histori në futbollin italian dhe atë botëror. Një moment i bukur për të festuar edhe për faktin se Milani, pas shumë kohëve, kryeson Serinë A, duke i bërë të gjithë tifozët milanistë të ëndërrojnë, pas disa viteve në vështirësi.

Në këtë ditë të veçantë për kuqezinjtë, nuk mund të mungonin edhe urimet nga shumë persona, pjesë e skuadrës në të kaluarën. Liga e Serisë A gjithashtu ka bërë urimin në faqen zyrtare, për të pasuar më pas, me urimin e presidentit Skaroni, që ka shkruar: “121 vjet histori, dashuri, pasion, besnikëri, krenari e fitore. Është një e ardhme për t’u shkruar e ndërtuar së bashku. Gëzuar ditëlindjen Milanit tonë”.

Faqja zyrtare e Milanit, kujton gjithashtu se 16 dhjetori është edhe data e trofeut të fundit ndërkombëtar të kuqezinjve: fitorja, 13 vjet më parë e Botërorit për klube kundër Boka Juniors në finalen e Yokohamas.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 16 dhjetori ditelindja e milanit kuqezinjtë lega milani seria a 16 dhjetori ditelindja e milanit kuqezinjtë lega milani seria a

Sondazh

Poll