Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Lihet në burg Elton Pikli, kasapi që kandidoi për këshilltar bashkiak

26 Prill 2019, 11:24 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Lihet në burg Elton Pikli, kasapi që kandidoi

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg, Elton Piklin, personin e pestë që u arrestua si i pjesëmarrës në grabitjen e aeroportit të Rinasit.

Pikli u arrestua në Qafë Thanë teksa kthehej nga Bullgaria. Ai akuzohet për: “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

32-vjeçari rezulton të jetë banues në Krujë ku ushtronte profesionin e kasapit. Mësohet se Elton Pikli ka qenë person me precedent të mëparshëm penalë por pavarësisht kësaj në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Pikli garoi për një vend në këshillin e qytetit nën siglën e “Aleancës Arbnore Kombëtare”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton pikli grabitja ne rinas elton pikli grabitja ne rinas

Sondazh

Poll