Aktualitet

Vrasja e vëllezërve Bilali, arrestohen 2 persona, në kërkim Ibrahim Lici (Emrat+Foto)

26 Prill 2019, 07:20 Nga DOSJA
Vrasja e vëllezërve Bilali, arrestohen 2 persona, në kërkim

SHKODËR– Policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet të kënë marrë pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Bilali më 30 mars 2019. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për Arsen Stojku 29 vjeç dhe Myslym Rama 23 vjeç, të dy lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Shkodrës, dy të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Nga ana tjetër janë shpallur në kërkim dy persona. Ibrahim Lici, 26 vjeç që është edhe i dyshuari kryesor për ngjarjen dhe shtetasi D. B.,  29 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Livadhe”. Operacioni me metoda speciale të hetimit nga DVP Shkodër, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Në pranga dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes. Shpallen në kërkim dhe dy persona të tjerë.

Në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 30 mars 2019 ku mbetën të vrarë dy vëllezër, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u ngrit një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga ana e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë Shkodër, me mbështetjen e Drejtorisë  së Forcës së Posaçme  Operacionale në Policinë e Shtetit, u zhvillua operacioni policor i koduar “Livadhe” duke u finalizuar me  ekzekutimi i urdhrave të  ndalimit, datë 25.04.2019, të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ndalimin e shtetasve:
 
– A. S., 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
 
– M. R., 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
 
U bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe  e shtetasit D. B.,  29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”. Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.
 
Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Si rezultat  i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
 
Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre. Vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri automatiku në pragun e portës së tyre. Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt.

Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër. 

(F.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen vrasesit e bilaleve arsen stojku brahim bilali ekzekutimi i vellezerve bilali myslym rama vrasja e dy vellezerve bilali arrestohen vrasesit e bilaleve arsen stojku brahim bilali ekzekutimi i vellezerve bilali myslym rama vrasja e dy vellezerve bilali

Sondazh

Poll