Aktualitet

Grabitja në Rinas, Lleshaj: E shkatërruam grupin përfundimisht…(Asnjë fjalë për 6.7 mln eurot)

26 Prill 2019, 11:14 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Lleshaj: E shkatërruam grupin

KUKES- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njofton se grabitja spektakolare në Rinas është drejt zbardhjes.

Në Has, ku mori pjesë në një inspektim në komisariatin e këtij qyteti, dhe tha se grupi i Rinasit, është i shkatërruar tashmë, dhe ka një aktivitet të pasur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Pas deklaratës së bujshme, se paratë mund të jenë djegur, Lleshaj sot nuk ka dhënë asnjë të dhënë se ku ndodhen 6.7 milionë eurot e grabitura nga grupi i Rinasit. Ministri paralajmëroi se do të ketë arrestime të tjera.

Jam në këtë qark për të diskutuar për sigurinë e rendit. Konstatoj me kënaqësi se situata e rendit dhe sigurisë në këtë qark është ndër më të mirat në vend. Kjo çështje është ende në hetim megjithëse ka ecur shumë unë nuk mund të ekspozojë detaje të shumta. Unë them se grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktivitete të pasura negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjen e autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë, fakte nuk ka.

Deklarata e ministrit të Brendshëm, vjen pak ditë pas arrestimit të 5 personave, të akuzuar si bashkëpunëtorë dhe autorë të grabitjes së 9 prillit.

Alkond Bengasi, është tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët. Dy janë autorët e kapur deri më tani, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja. Dy bashkëpunëtorët e tyre janë Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Policia ka shpallur në kërkim, Klement Çalën, Eldi Çalën, Talo Çelën, ish-policin Mareglen Hoxha, dhe Aleks Pepën. “Truri” i grupit, Admir Murataj, ngeli i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas sander lleshaj grabitja ne rinas sander lleshaj

Sondazh

Poll