Aktualitet

U bllokuan mes maleve të Thethit, banorët e zonës ndihmojnë në shpëtimin e dy turistëve gjermanë

26 Prill 2019, 10:29 Nga DOSJA
U bllokuan mes maleve të Thethit, banorët e zonës ndihmojnë

Tiranë- Dy turistë gjermanë të cilët kishin ngelur të bllokuar në zonën e Thethit janë shpëtuar nga Policia. Po në gjetjen e tyre kanë dhënë ndihmë edhe banorët e zonës.

Policia njofton se  dy turistët gjermanë E. S., dhe A. B  janë lokalizuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Thethit dhe ishin bllokuar  në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit, pasi kishin humbur rrugën.

Policia dhe banorët e zonës kanë transportuar turistët, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe i kanë strehuar ata në një banesë në fshatin Theth.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit në bashkëpunim me banorët e zonës, u vjen në ndihmë dy turistëve të huaj të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën e Thethit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është njoftuar dy turistë gjermanë kanë humbur rrugën dhe kanë mbetur të bllokuar në zonën e Thethit.

Një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është nisur në drejtim të zonës, për të cilën ishte marrë njoftimi, si dhe është njoftuar Komisariati i Policisë Tropojë dhe Shkodër.

Në bashkëpunim me banorët e zonës, shërbimet e Policisë në orët e mbrëmjes kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen dy turistëve E. S., dhe A. B., me shtetësi gjermane, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit, pasi kishin humbur rrugën.

Policia dhe banorët e zonës kanë transportuar turistët, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe i kanë strehuar ata në një banesë në fshatin Theth.

Policia e Shtetit falënderon banorët e zonës për ndihmën e dhënë për gjetjen e dy turistëve.

J.V/Dosja.al 

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll