Aktualitet

Rinasi/ Ish-imami Oltion Veseli kërkon të lirohet nga burgu: S’ka fakte ndaj meje

26 Prill 2019, 11:07 Nga DOSJA
Rinasi/ Ish-imami Oltion Veseli kërkon të lirohet nga burgu:

Tiranë- Një nga të arrestuarit e grabitjes në Rinas, Oltion Veseli ka ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Përmes avokatit të tij Veseli ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg”  dhe në ankimin e depozituar në Apel, Veseli pretendon se vendimi që e la në burg është marrë në mungesë të provave dhe fakteve.

Mësohet se Veseli kërkon të lirohet nga burgu dhe sipas vendimi i gjykatës është dhënë në mungesë të provave dhe fakteve.

Dy ditë më parë  Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e“arrest me burg” për 3 nga të arrestuarit e  grabitjes në Rinas. Gjykata dha “arrest me burg” për Saimir Çelën, Oltion Veselin dhe Renaldo Sulën.

Tre autorët e dyshuar mohuan akuzat lidhur me grabitjen e 6.7 milionë eurove më 9 prill në Rinas. Ndërkohë që i arrestuari tjetër, Alkond Bengasi rrëfeu para prokurorëve të gjithë dijeninë e tij për grabitjen, duke pretenduar që të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. (lexo këtu)

Kush është Oltion Veseli?

Oltion Veseli është një ish-imam 38-vjeçar nga Kruja. Oltion Veseli, dyshohet të jetë personi krah Admir Muratajt, i veshur me rroba ushtarake teksa i drejton armën automatike personave të sigurisë pranë avionit në grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Ai është kushëriri i Ernest Kupës, i dënuar nga gjykata për grabitjen e armatosur të blindave përgjatë aksit Tiranë-Rinas. Ai njihet si krahu i Klement Çalës, njeriut që po sfidon autoritetet e gjithashtu njeriut të shumë kërkuar edhe nga Greqia, pas arratisjes se bashku me 7 shqiptarë të tjerë mes të cilëve ishte edhe Admir Murataj.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas imami kërkon lirim nga burgu oltion veseli grabitja ne rinas imami kërkon lirim nga burgu oltion veseli

Sondazh

Poll