Aktualitet

Skandali me pesticidet në ushqime, Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet

26 Prill 2019, 10:33 Nga DOSJA
Skandali me pesticidet në ushqime, Prokuroria e Përgjithshme nis

TIRANË– Pas publikimit të skandalit me përdorimin e pesticideve dhe hormoneve në produktet ushqimore, në fruta dhe persime, ka reaguar prokuroria e përgjithshme.

Sot, prokuroria njofton se kanë nisur menjëherë verifikimet në Berat, për të evidentuar çdo shkelje që përbën vepër penale.

“Duke marrë shkas nga denoncimet e fundit të medias së shkruar dhe asaj vizive mbi sigurinë ushqimore, ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale. Përfitojmë nga rasti të falënderojmë median e njëkohësisht t’ju bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Përdorimi i hormoneve e madje i materialeve inerte si pluhur tulle dhe allçi në ushqimet tona, u publikua në disa emisione investigative, duke ngjallur reagim në opinionin publik.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pesticidet ne ushqime prokuroria e pergjithshme skandali me ushqimet pesticidet ne ushqime prokuroria e pergjithshme skandali me ushqimet

Sondazh

Poll