Sport

Çudia në Angli! Edhe pse barazoi ndaj Mançester Sitit, klubi shkarkon trajnerin Biliç

16 Dhjetor 2020, 17:43 Nga DOSJA
Çudia në Angli! Edhe pse barazoi ndaj Mançester Sitit, klubi

ANGLI – Edhe pse barazoi 1-1 në “Etihad” ndaj Mançester Sitit, tekniku Sllaven Biliç i Uest Brom, nuk i shpëtoi mos shkarkimit nga detyra. Duket absurd largimi i 52-vjeçarin fill pas barazimit me “Qytetarët”, por vendimi i klubit lidhet me rezultatet, ku Uest Brom renditet në vendin e parafundit në Premier League.

“Uest Bromuiç Albion u nda sot nga trajneri Sllaven Biliç. Ndihmësit e tij Din Raçunica, Danilo Butoroviç dhe Julian Diks, gjithashtu u larguan nga klubi me efekt të menjëhershëm. “The baggies” aktualisht renditen të 19-tët në klasifikin e Premier League me 7 pikë në 13 ndeshje.

Albion dëshiron të falënderojë Sllaven dhe stafin e tij stërvitor për përpjekjet e tyre në arritjen e promovimit sezonin e kaluar dhe i uron ata të kenë suksese në të ardhmen. Klubi nuk do të bëjë ndonjë koment tjetër në këtë kohë,”- thuhet në njoftimin e klubit për largimin e trajnerit kroat.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport albion mancester siti shkarkohet nda detyra e trajnerit shkarkohet trajneri sllaven bilic uest brom albion mancester siti shkarkohet nda detyra e trajnerit shkarkohet trajneri sllaven bilic uest brom

Sondazh

Poll