Politike

“Pse ndodhi ngjarja?” Lleshaj: Veprimi i policit tërësisht absurd dhe i pakuptueshëm, duhet përgjigje për vrasjen e Klo

15 Dhjetor 2020, 20:26 Nga DOSJA
“Pse ndodhi ngjarja?” Lleshaj: Veprimi i policit tërësisht

TIRANË-  Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se ka dhënë dorëheqjen nga posti në respekt të familjes së Klodian Rashës, që u vra mëngjesin e 8 dhjetorit.

I ftuar në “News24” ai ka thënë se mori një vendim të tillë pasi sipas tij ligji i tejkalua sakaq ka shtuar se veprimi që bërë polici duke vrarë, Rashën ishte i pakuptim dhe shumë absurd.

Humbja e jetës së një njeriu në terren më detyroi të reflektoj së pari si njeri në respekt të familjes të të ndjerit, që drejtoi sytë nga shteti. Motivi tjetër ishte edhe politik. Për këtë ngjarje, reaguan edhe ata përfaqësues të politikës së vjetër, që janë përgjegjës për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në mes të Tiranës dhe që justifikojnë dhunën shtetërore dhe barbare në mes të qytetit. Unë reagova dhe ndaj tyre, për t’ju thënë se nuk jam njësoj me ju. Por e para ishte reagimi moral e njerëzor ndaj familjes, që priste nga shteti një vlerësimk serioz. Fatkeqësisht situata nuk ka qenë për armë. Reagimet e para ishin për tejkalim të kushteve të nevojshme. Unë mora këtë vendim, sepse ligji u tejkalua. Edhe deklarata e sotme e Prokurorisë, ishte në fakt deklaratë e SHÇBA-së. Veprimi ishte i pakuptueshëm. Është ngjarje e rëndë dhe e pakuptueshme dhe do të duhet të sqarohet thellë, ndërsa duhen hetime edhe më tej. Duhet dhënë përgjigja “Pse ndodhi ngjarja.”- ka thënë Lleshaj. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj vrasja e klodian rashes sander lleshaj vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll