Politike

Besart Kadia zëvendëson Belinda Ikonomin, caktohet në grupin negociator për Shqipërinë me BE (VENDIMI)

15 Dhjetor 2020, 20:04 Nga DOSJA
Besart Kadia zëvendëson Belinda Ikonomin, caktohet në grupin

TIRANË-Zëvendës Kryeministri i vendit Erion Braçe ka caktuar si pjesë përbërëse të grupit negociator për Shqipërinë me Bashkimin Europian, zëvendësministrin e ekonomisë, Besart Kadia. Besart Kadia, tashmë do të zëvëndësojë anëtaren e mëparshme të këtij delegacioni, Belinda Ikonomin. Vendimi është marrë ditën e sotme.

Ekonomisti Besart Kadia është emëruar zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave më 11 nëntor. Emërimi i tij ishte surprizë pasi Kadia deri para një viti ka qenë pjesë e listës të Këshillit Kombëtar të PD dhe jepte kontributin e tij pranë Partisë Demokratike si ekspert ekonomie.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besart kadia besart kadia

Sondazh

Poll