Politike

Regjistrimi në Gjykatë i Bindja Demokratike, zbulohet dokumenti pranimit të kërkesës

25 Prill 2019, 13:22 Nga DOSJA

TIRANË- Gjykata Administrative ka pranuar dje kërkesën e bërë nga Bindja Demokratike, duke e marrë në shqyrtim kërkesën e saj për t’u regjistruar atë si parti politike.

Dosja.al ka siguruar dokumentin e Gjykatës, e cila ka vendosur që të marrë në shqyrtim kërkesën e doreëzuar nga anëtari i kësaj parie, Fabion Topollaj

Vendimi për regjistrimin e Bindjes Demokratike është marrë dje, ndërsa kërkesa është bërë dy ditë më parë. Po ashtu Bindja Demokratike ka bërë kërkesë edhe në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet lokale.

 

Më 23 prill Astrit Patozi zyrtarizoi projektin e tij politik nën siglën e “Bindja Demokratike”. Një një kumt të lëshuar për mediat, BD njofton se nga sot Shqipëria do të ketë një parti opozitare më shumë.

Gjithashtu, BD bën me dije se nismëtarët e kësaj partie, që janë rreth 4 mijë firmëtarë kanë mandatuar një bord të përkohshëm të përbërë nga disa figura të njohura në PD si Arben Skënder, Leonard Olli, Valbona Mezini dhe Fabian Topollaj. Astrit Patozi është komanduar si koordinator i kësaj partie. (Lexo këtu)

(B.B/ dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike regjistrohet në gjykatë bindja demookratike astrit patozi bindja demokratike regjistrohet në gjykatë bindja demookratike

Sondazh

Poll