Politike

6 ish-demokratë/ Kush janë kandidatët e pavarur që janë regjistruar për zgjedhjet lokale

26 Prill 2019, 09:06 Nga DOSJA
6 ish-demokratë/ Kush janë kandidatët e pavarur që janë

TIRANË– Përveç partive të vogla, në zgjedhje janë regjistruar edhe 6 kandidatë të pavarur. Mes tyre janë figura që kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike.

Bedri Hoxha ka qenë ish-deputet në PD dhe ka shpallur kandidaturën si i pavarur në Bashkinë e Klosit. Kurse Ilir Nikolla ka qenë kreu i Partisë Demokratike në Sarandë.

Lista me kandidatët e pavarur që do të futen në zgjedhje:

KZAZ 15, Bashkia Kurbin, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Nikoll Lleshi

KZAZ 17,  Bashkia Klos, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Bedri Hoxha

KZAZ 64, Bashkia Berat, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Plarent Aleksi

KZAZ 70 Bashkia Devoll, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Fezi Shaholli

KZAZ 86, Bashkia Himarë, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Dhionisios Beleri

KZAZ 88, Bashkia Sarandë, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Ilir Nikolla.

mbledhjen e 23 prillit në KQZ, u regjistruan disa parti të vogla të cilat konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet lokale të qershorit.

Partitë që janë regjistruar në KQZ:

-Partia e Pajtimit Kombëtar, me kryetar Spartak Dodi

-Partia Demokracia Sociale, me kryetar Paskal Milon

-Partia Zgjidhja, me kryetar Koço Kokoëdhimën

-Partia Ligj dhe drejtësi me kryetar Spartak Ngjelën

-Partia Social Punëtore e Shqipërisë

-Partia Fryma e Re Demokratike, me kryetar Bamir Topin

-Partia Reforma Demokratike

-Partia Alenaca Kuq e Zi

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bedri hoxha fezi shaholli ilir nikolla plarent aleksi bedri hoxha fezi shaholli ilir nikolla plarent aleksi

Sondazh

Poll