Politike

Klevis Balliu: Në ditët në vijim do të rrethojnë edhe Surrelin

26 Prill 2019, 07:19 Nga DOSJA
Klevis Balliu: Në ditët në vijim do të rrethojnë edhe

Tiranë- Ish -deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu  ka deklaruar një ditë më parë nga protesta e opozitës se në ditët në vazhdim nëse Rama do të vazhdojë të bëjë kapadaiun, mund të ketë rrethim edhe të Surrelit.

Ai theksoi se fitorja e shqiptarëve shqiptarëve është arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur taksat e qytetarëve dhe kjo do të bëhet menjëherë pas largimit të Ramës nga pushteti.

Protesta do të zgjas aq sa të duan qytetarët, deri në fitoren e plotë. Fitorja e parë do të jetë largimi i Edi Ramës dhe fitorja më e madhe do të jetë arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur popullin dhe qytetarët. Mos u habisni, rrethimi i kryeministrisë nuk ishte asgjë, kur të shihni se deri ku do të arrijë revolta e qytetarëve, mos u habisni kur të bllokohet Surreli. Burgut nuk do ti shpëtojë, jo se e them unë por se e thotë sovrani. Revoltat nuk kanë as plane dhe as skema, se ku do të shkojë kjo rrevoltë do ta shihni në ditët në vijim.

Një ditë më parë përreth një orë opozita bllokoi 5 nga akset më kryesore në vend. Të ndarë në pika të ndryshme deputetët e opozitës mbështetën qytetarët dhe qëndruar në rrugë. Basha zgjodhi në këtë protestë të ishte larg Kryemadhit, pasi kreu i PD ishte në Milot, ndërsa kryetarja e LSI mbështeti qytetarët në Durrës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu protestat e opozites rrethimi i surrelit klevis balliu protestat e opozites rrethimi i surrelit

Sondazh

Poll