Politike

Balla: Zgjedhjet do zhvillohen, kush i pengon burg, Basha do që të marrë pushtetin në tavolinë

26 Prill 2019, 08:21 Nga DOSJA
Balla: Zgjedhjet do zhvillohen, kush i pengon burg, Basha do që të

Tiranë-  Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar pas takimit me dy deputetë gjermanë se vendi i tyre mbështet rrugën e integrimit të Shqipërisë  për në BE.

Teksa u pyet nga gazetarët për zgjedhjet e 30 qershorit Balla u shpreh është vendosur që do të zhvillohen dhe theksoi se kush dëmton materialet e votimit do të futet në burg.

“Gjermania na mbështet në rrugën e integrimit. Zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment shumë i rëndësishëm, ku populli shqiptar në çdo cep do të zgjedhje 61 kryetar bashkie. Në fund të fundit demokracia është i vetmi sistem ku partitë politike ftohen të konsutohen. Një parti që nuk futet në zgjedhje humb planin e vetë. Respektimi i ligjit dhe i afateve është detyrim i çdo aktori politik.”, u shpreh Balla.

Ai tha më tej se Basha kërkon të marrë pushtetin në tavolinë por kjo është e pamundur pasi sipas tij çdo parti duhet të futet në zgjedhje për t’u përballur me elektoratin.

“Ajo që dua t’ju them është shumë e qartë, zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Lulzim Basha nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje se kërkon të marrë pushtetin në tavolinë. Lulzim Basha jo vetëm që nuk fiton në asnjë Bashki ku ne qeverisim por humb edhe në bashkitë ku PD qeveris tani.  Jemi të gatshëm për dialog me opozitën. Unë i bëj thirrje çdo qytetari shqiptar të ushtrojë të drejtën e votës. Kush guxon të  pengojë zgjedhjet ka burg. Kush prek dhe dëmton një material votimi do të dënohet nga Kodi Penal”, u shpreh Balla.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike burg kush prej votimin lulzim basha taulant balla zgjedhjet e 30 qershorit burg kush prej votimin lulzim basha taulant balla zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll