Politike

Noka nga Shkodra: Rama nuk do të kalojë sot, nuk është i mirëpritur

26 Prill 2019, 09:05 Nga DOSJA
Noka nga Shkodra: Rama nuk do të kalojë sot, nuk është i

SHKODËR– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se Rama nuk do lejohet që të futet në Shkodër.

Sipas tij Kryeministri nuk është i mirëpritur, duke thënë se është sjellë kundër protestuesve policinë e drogës.

Edi Rama është ilegjitim. Populli e ka shpallur ilegjitim. Edi Rama është vërtetuar që është në pushtet me vota të vjedhura dhe nuk është i mirëpritur në Shkodër. Shkodrën e ka dhunuar e ka shkelur me kthetrat e krimit dhe të varfërisë e mjerimit. Ka sjellë policinë e drogës për të mbrojtur bandën në pushtet. Nuk ka polici që mund ta mbrojë bandën nga aksioni qytetar dhe vrulli i protestës qytetare. Nëse ka burg për të gjithë shqiptarët është i mirëpritur ta hapë atë burg në të kundër të ikë e të largohet sa më parë. Nuk ka prehje banda në pushtet pa ikur Edi Rama dhe të krijohet qeveria trazitore. Edi Rama nuk mund të hyjë në Shkodër“, u shpreh se Noka.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flamur noka protesta ne shkoder rama ne shkoder flamur noka protesta ne shkoder rama ne shkoder

Sondazh

Poll