Politike

Berisha: Fatos Klosi organizoi vrasjen e ish-ministrit të Kosovës, Ahmet Krasniqit

26 Prill 2019, 09:39 Nga DOSJA
Berisha: Fatos Klosi organizoi vrasjen e ish-ministrit të Kosovës,

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për “Bota Sot” ku ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i mbrojtjes së Kosovës në 21 shtator 1998 në Tiranë.

Në këtë intervistë Berisha ka akuzuar ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi.

“Vrasjen e Ahmet Krasniqit e ka organizuar kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar Kombëtar, Fatos Klosi. Kjo është 100% e sigurt. Ahmet Krasniqi shoqërohej me oficerë të SHIK-ut, por me një urdhër nga ky (Klosi) një natë më herët iu morën armët. Ahmet Krasniqi, u vra te dera e shtëpisë ku e kishte strehuar shteti shqiptar. Kështu që ajo ishte një vrasje. Se cili ishte ai që shkrehu karikatorin nuk e di, por në qoftë se ka një gjë që duhet ta hetojë Gjykata e Hagës, mendoj se është kjo.

Pse? Sepse gjithçka është organizuar nëpërmjet këtij personi. Jepen motive të ndryshme, por motivi më i besueshëm, një porosi serbe për këtë punë. U shfrytëzua një moment turbullire këtu, një javë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe vranë një njeri të shkëlqyer.

Unë e kam njohur atë, e kam takuar disa herë. Ai ishte një burrë fisnik, një njeri i cili tek unë kishte ardhur, me të vetmen kërkesë: “Na ndihmo të pajtohemi njëri me tjetrin, se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të kemi një front të përbashkët kundër Serbisë”.

Këto ishin kërkesat e tij, një njeri fjalë pak, njeri punë shumë dhe që e eliminuan. Mbrapa, për fat të keq jam përpjekur, por problemi ishte se prokurorin e kishte Partia Socialiste, nga Dhori Sallaku te Ina Rama, të cilët në mënyrë absolute kishin një mision që të mbulonin krimet e Partisë Socialiste, të kryera në Shqipëri. Kjo është e vërteta për Ahmet Krasniqin”, u shpreh Berisha. 

Burimi: Bota Sot 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ahmet krasniqi fatos klosi sali berisha vrasja në tiranë ahmet krasniqi fatos klosi sali berisha vrasja në tiranë

Sondazh

Poll