Politike

Bushati: Zgjedhjet pa opozitën janë të mundshme, sepse kjo qeveri nuk pyet për ligje e Kushtetutë

25 Prill 2019, 20:42 Nga DOSJA
Bushati: Zgjedhjet pa opozitën janë të mundshme, sepse kjo qeveri

TIRANË- Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “Neës 24” tha se zgjedhjet pa opozitën janë të mundura. Ai tha se Rama hyn edhe në zgjedhje pa opozitën, për shkak të mentalitetit të tij politik.

Bushati mori si shembull çështjen e Teatrit. Ai tha se në rastin e Teatrit, qeveria e bëri siç donte vetë, duke mos pyetur as opozitë, as ligj, as Kushtetutë. Sipas Bushatit, Edi Rama mund të veprojë po njësoj edhe në këto zgjedhje.

“Rama flet me retorikën e një njeriu që ka kapur të gjitha institucionet. Mendoj se edhe zgjedhjet pa opozitën janë të mundshme. Pse? Sepse kjo qeveri nuk pyet për ligje e Kushtetutë. Kjo qeveri nuk pyeti për ligje dhe Kushtetutë te ‘Teatri’. Veproi siç i donte koka kryeministrit.

Po njësoj edhe në zgjedhje, do hyjnë besoj, duke mos pyetur për faktin se a hyn apo jo në zgjedhje opozita. Rama është kthyer në një njeri që mendon se vetëm ai ka të drejtë dhe opozita, mediat, të gjitha i duken sikur janë kundërshtarë, ndërsa vetëm veten e konsideron ‘të drejtë’. E patë sot, ishte një turp i madh. Rama po bënte luftë e betejë me Murrizin e me Rudina Hajdarin. Kjo është e turpshme”, deklaroi Bushati.

Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi bushati edi rama lulzim basha zgjedhje pa opoziten andi bushati edi rama lulzim basha zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll