Aktualitet

“I ra tavani në kokë,” nëna e re tregon tmerrin në maternitetin në Tiranë: Bebes ia ra pllaka

26 Prill 2019, 08:40 Nga DOSJA
“I ra tavani në kokë,” nëna e re tregon tmerrin

TIRANË– Një nënë e re e cila ka lindur një ditë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldine” ka tregua se ccfarë ka parë në këtë maternitet. Sipas mesazhit të dërguar në redaksinë e JOQ, gruaja shkruan se në dhomën ku ajo qëndronte është shembur tavani.

Ajo thekson më tej se tavani ka rënë në kokën e shoqes së dhomës së saj, e cila sapo kishte lindur gjithashtu.

Persh JOQ . Jam nje nene e sapo lindur. Mbrem ne maternitetin Mbreteresha Geraldin kemi kalur nje nate tmerr! Shoqes se dhomes i ra tavani dhe ka demtuar shpatullen. Bebi shpetoi fale Zotit se do ishte fatale se i ra goxha pllak. Skemi me garanci ne asnje vend Zoti na ruaj!“- shkruan ajo, duke preferuar të mbetet anonime.

Këto reagime vijnë pas vdekjes së Rexhina Debrovës, e cila ndërroi jetë në maternitetin e Elbasanit pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, Alean. 

Një ditë më parë, një tjetër grua denoncoi një skandal në maternitetin e Korçës. Ajo tregoi se e kishin lënë rreth 6 orë pa lindur. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eliona demaliaj materniteti ne tirane mbreteresha geraldine shembja e tavanit ne maternitet tirane eliona demaliaj materniteti ne tirane mbreteresha geraldine shembja e tavanit ne maternitet tirane

Sondazh

Poll