Aktualitet

U arrestuan për vrasjen e dy vëllezërve Bilali, kush janë dy të rinjtë (Emrat+ Foto)

26 Prill 2019, 07:42 Nga DOSJA
U arrestuan për vrasjen e dy vëllezërve Bilali, kush janë dy

SHKODËR– Arsen Stojku dhe Myslim Rama janë dy personat të cilët janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi dyshohet të kenë marrë pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Bilali.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Shkodrës, 29 vjeçari dhe 23-vjeçari, të dy lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, akuzohen për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se asnjëri prej tyre nuk rezulton me precedentë penalë.

Nga ana tjetër, në kërkim janë shpallur dy persona, Ibrahim Lici që është i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë dhe një person me inicialet D.B., 29 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.

Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri automatiku në pragun e portës së tyre. Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupi “Bajri”. Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër. Policia tashmë ka dy persona të arrestuar dhe dy të tjerë i ka shpallur në kërkim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arsen stojku ibrahim lici myslim rama shkoder vrasja e vellezerve bilali arsen stojku ibrahim lici myslim rama shkoder vrasja e vellezerve bilali

Sondazh

Poll