Aktualitet

Grabitja në Rinas, gazetari: Rolet e personave të dyshuar, provat me bllokun e betonit (SKEDA)

26 Prill 2019, 07:49 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, gazetari: Rolet e personave të dyshuar, provat me

Tiranë-  Për grabitjen spektakolare të Rinasit, gazetari Spartak Koka ka treguar detaje në emisionin “Opinion”. Gazetari është shprehur se përpara se të kryhej grabitja në 9 prill grupi kishte bërë testime për të zhvendosur bllokun e betonit.

Ai është shprehur se kanë bërë prova për zhvendosur bllokun e betonit, për të provuar se sa do vonoheshin në pistë apo kohë do t’ju merrte hapja e derës rrethuese.

Koka ka treguar më tej dhe rolet që kanë pasur të gjithë personat që janë arrestuar dhe ata që dyshohet se kanë marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe si të përfshirë në grabitjen e 9 prillit.

Prokuroria dhe policia po punojnë që përveç Alkond Bengasit, të bëjnë bashkëpunëtor të drejtësisë edhe një nga katër të arrestuarit e tjerë deri tani për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas spartak koka grabitja ne rinas spartak koka

Sondazh

Poll