Aktualitet

Ku janë thasët me euro që u grabitën në Rinas? Versioni që jep Artan Hoxha

26 Prill 2019, 07:23 Nga DOSJA
Ku janë thasët me euro që u grabitën në Rinas? Versioni

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha dje në “Opinion” është shprehur se pas grabitjes së 9 prillit, disa orë më vonë kanë lëvizur dy makina në atë zonë. Sipas tij makinat kanë lëvizur rreth orës 1 pas mesnate.

“Në orën 1 pas mesnate, domethënë pas grabitjes së 9 Prillit kanë lëvizur dy makina, në atë vendin ku ka qenë tuneli që u dogj makina. Sasia e parave nuk është çuar në një vend, mund të jenë ndarë. Kjo është një punë e vështirë për gjetjen e tyre” tha gazetari.

Sa i përket përgjegjësve të tjerë, atyre që kanë pasur mbi supe sigurinë brenda aeroportit të Rinasit Alfred Peza thotë se në ditët në vazhdim do të ketë akuza zyrtare.

“Janë marrë në pyetje të gjithë personat që përgjigjeshin deri dje për sigurinë e brendshme të Rinasit. Dhe në ditët në vijim mund të mbajnë përgjegjësi. Tani gjithë këta do paraqiten nga nesër dhe ditët e ardhme për tu marrë në pyetje”., u shpreh ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha grabitja e rinasit paratë e grabitura artan hoxha grabitja e rinasit paratë e grabitura

Sondazh

Poll