Aktualitet

Vrasja e vëllezërve Bilali, arrestohen 2 persona, në kërkim Ibrahim Lici

26 Prill 2019, 08:40 Nga DOSJA
Vrasja e vëllezërve Bilali, arrestohen 2 persona, në kërkim

Policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet të kënë marrë pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Bilali më 30 mars 2019. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për Arsen Stojku 29 vjeç dhe Myslym Rama 23 vjeç, të dy lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Shkodrës, dy të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Nga ana tjetër janë shpallur në kërkim dy persona. Ibrahim Lici, 26 vjeç që është edhe i dyshuari kryesor për ngjarjen dhe shtetasi D. B.,  29 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll