Aktualitet

Shkon për të peshkuar, i moshuari bie nga lartësia dhe humb tragjikisht jetën

26 Prill 2019, 07:21 Nga DOSJA
Shkon për të peshkuar, i moshuari bie nga lartësia dhe humb

SARANDË– Një i moshuar në Sarandë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë nga një lartësi në zonën e plazhit. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në Ksamil, teska i moshuari ishte duke peshkuar.

Viktima është shtetasi Eqerem Zeneli, 71 vjeç, banues në Sarandë. Zeneli kishte qenë duke peshkuar kur ishte rrëzuar në ujrëat e plazhit, ndërsa skafi i policisë kufitare e ka nxjerr drejtë portit ku është trasportuar për në spital dhe më pas ka ndërruar jetë.

Më tej shtohet se kanë qenë dy persona duke peshkuar, kur njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash.

Ka qenë skafi i policise kufitare ajo që ka terhequr të plagosurin duke e sjellë në portin e Sarandës e më pas në spital ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet peshkatari policia sarande vdes i moshuari mbytet peshkatari policia sarande vdes i moshuari

Sondazh

Poll