Aktualitet

Lleshaj në Kukës, ish-nëndrejtori i Policisë thirrje banorëve: Bastard…Tregojani vendin!

25 Prill 2019, 19:54 Nga DOSJA

TIRANË- Pas lajmit të publikuar nga Dosja.al, mbi vizitën që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të zhvillojë në Kukës, (Lexo këtu) ka reaguar edhe ish-nëndrejtori i policisë në këtë qytet, Shkëlqim Pepkolaj.

Me anë të një komenti në rrjetet sociale, poshtë lajmit për vizitën e ministrit në Kukës, Pepkolaj shprehet se kuksianët nuk duhet ta presin atë, pas asaj që ai u ka bërë.

“Çdo Kuksian apo Kuksiane duhet ti tregojne vendin ketije te paburri qe u shkoka si mik..! Mos harrojne Kuksianet se çfare u ka bere dhe po u ben dordoleci i Rames..! Ky bastard nuk mund te pritet si mik ne Kukes.!”, – shkruan Pepkolaj.

Shkëlqim Pepkolaj është ish-nëndrejtori i Policisë së Kukësit, i cili zbuloi të gjithë procedurën e paligjshme me të cilën, prokuroria dhe Policia e Kukësit liruan një supertrafikant të kërkuar droge, Naser Gashi. Pas kësaj ai vendoi të largohej për azil politik.

Si ndodhi skandali?

Në 17 tetor të 2018-ës, Naser Gashi i shoqëruar nga Ron Nimani tenton të dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të kalimit të Morinës.

Në një makinë tip Audi me dokumente të falsifikuara që mbanin emrin e Saimir Bula, Gashi tentoi të largohej. Por pas dyshimeve për dokumentet, policia e shoqëroi në Drejtorinë e Policisë ku iu bë identifikimi përmes gjurmëve të gishtave.

Pas identifikimit në Komisariat u zbulua se nuk ishte Saimir Bula por Nazër Gashi. Dhe këtu nis që historia të marrë rrjedhë.

Prokurorja Rita Gjati firmosi lirimin e menjëhershëm, që u ekzekutua nga policia në 18 tetor. Policia e Kukësit e fshehu ngjarjen duke mos dhënë asnjë njoftim për mediat. “Kurbani” i vetëm i kësaj historie u bë denoncuesi, polici Shkëlqim Pepkolaj që u pezullua nga detyra pasi hetoi procedurën e paligjshme të policisë së Kukësit.

Pasi ngjarja u bë publike, prokuroria e Përgjithshme reagoi duke thënë se Naser Gashi nuk duhet të lirohej, ndërkohë që Krimet e Rënda dhe organet e tjera shtetërore nuk kanë dhënë më asnjë informacion se çfarë do të bëhet me hetimin dhe vënien para përgjegjësitë të prokurores, që e dinte kë po lironte dhe oficerëve që liruan supertrafikantin e dënuar me 7.4 vite burg. Krimet e Rënda e kanë nisur hetimin për këtë çështje në 30 janar 2019.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pepkolaj thirrje kuksianëve sander lleshaj shkëlqim pepkolaj vizita e lleshajt në kukës pepkolaj thirrje kuksianëve sander lleshaj shkëlqim pepkolaj vizita e lleshajt në kukës

Sondazh

Poll