Aktualitet

“Nuk ka prova për t’i dënuar”, gazetari: Çfarë ‘fshihet’ pas aksionit blic në shtëpitë e Pi

25 Prill 2019, 19:35 Nga DOSJA
“Nuk ka prova për t’i dënuar”, gazetari:

TIRANË- Policia ka zhvilluar pasditen e sotme një aksion blic në Fushë Krujë në shtëpitë e dy prej të arrestuarve për grabitjen e Rinasit, Elton Pikli dhe Oltion Veseli.

I ftuar në studion e emisionit Opinion, gazetari Ermal Vija, u shpreh se është vetëm dëshmia e Alkond Bengasit, me të cilën janë arrestuar Elton Pikli dhe Oltion Veseli, e për këtë gjykata ka kërkuar prova të tjera nga prokuroria për të mbajtur në burg dhe dënuar të arrestuarit.

“Gjykata i ka kërkuar prokurorëve dhe policisë prova shtesë për të mbajtur në burg Elton Piklin dhe Oltion Veselin. Deri më tani është vetëm dëshmia e Alkond Bengasit, ajo që ka sjellë dhe mban në burg Elton Piklin de Oltion Veselin”, – tha Vija.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha tha: “Që të merren të mirëqëna fjalët e tij, duhet të ketë kryqëzim informacioni, si shkresa, pamje filmike etj. Në këtë rast, ky person merr statusin e të penduarit dhe merret nën mbrojtje nga policia. Aksioni është në vijim sepse Alkond Bengasi ka modifikuar vetëm makinën dhe nuk ka qenë në pistë. për këtë arsye vetëm fjala e tij pa prova nuk mjafton”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll