Aktualitet

Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës/ Jepen 24 masa sigurie për të arrestuarit, 10 arrest me burg dhe 4 në shtëpi, liroh

14 Dhjetor 2020, 13:36 Nga DOSJA
Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës/ Jepen 24 masa sigurie për

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 24 protestuesit e prangosur gjatë tubimeve të datës 12 dhjetor për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit.

Për 10 persona është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ku për 6 prej tyre është dhënë me afat që të dalin sërish para togave të zeza deri më 24 dhjetor ndërsa për 4 personat e tjerë, është dhënë pa afat.

Ndërkohë që për 10 personat e tjerë është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa pjesë e mbetur janë lënë të lirë. Mesohet se një prej qytetarëve që i është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje është dhe një nxënës në vitin e 3-të gjimnaz.

Policia e Shtetit, më datë 12 dhjetor njoftoi se kishte prangosur 89 persona dhe kishte shpallur në kërkim 8 të tjerë. Ndërkohë që janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 268 persona të tjerë, pjesëmarrës në protestë.

(a.b/a.k/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll