Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti: Nuk jemi larg imunitetit të tufës, mos u trembni, s’ka valë tjetër infektimesh pas festave

14 Dhjetor 2020, 07:56 Nga DOSJA
Epidemiologu Alimehmeti: Nuk jemi larg imunitetit të tufës, mos u

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se Shqipëria nuk është larg arritjes së imunitetit të tufës. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, i pyetur nëse protestat e ditëve të fundit mund të ndikojnë në shtimin e rasteve me Covid, epidemiologu tha se nuk ka mjaftueshëm testime që të kuptosh ecurinë.

Përsa u përket zërave se pas festave pritet që të kemi një valë të dytë, Alimehmeti tha se kjo gjë nuk do të ndodhë dhe se të gjithë duhet të rrinë të qetë.

 “Imuniteti i tufës është diçka e pashmangshme, çdo ditë infektohen njerëz të rinj që i shtohen shportës së të infektuarve dhe është një hap më tej afër tij. Kjo është rruga natyrore dhe me një llogari të thjeshtë supozohet që ky imunitet arrihet diku tek 60-65 përqind që domethënë se nuk jemi dhe aq larg, tani jemi afruar goxha po kujtojmë që kemi dimrin përpara. Nga ana tjetër duke bërë një llogari tjetër kjo përqindje nuk është shpërndarë në mënyrë homogjene, nuk është njësoj në të gjithë Tiranën dhe Shqipërinë, pasi ka disa zona ku kjo përqindje është shumë më e madhe, ndërkohë që ka të tjera që është më pak. Italia ka një element se të gjitha rajonet e kanë koeifiçentin e R poshtë 1. Janë të gjitha rajonet në zbritje dhe kjo bën të mundur nesër rikthimin e një vale tjetër. Tek ne nuk po ndodh, ne kemi vazhdueshëm në rritje. vazhdon ajo vala që ka nisur në Qershor, rënia e shtrimeve nuk është signifikante, unë e shoh si një fraksion dhe trajektore. Është një numër shumë i vogël që vjen për arsye të tjera. Pastaj rënia me 10 apo 20 ndër 500 nuk është një përqindje shumë e rëndësishme sa të bëjë diferencë. Por nuk mund të përkthehet direkt në hospitalizim, të dyja në të njëjtën javë,”- u shpreh epidemiologu.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri sa vjen e rritet. 14 persona ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit për shkak të Covid-29 dhe u identifikuan 788 raste të reja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet epidemiologu ilir alimehmeti epidemiologu ilir alimehmeti

Sondazh

Poll