Aktualitet

“Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës”/ Dhjetra qytetarë dalin në rrugët e qytetit kundër vrasjes së Klodian Rashës

13 Dhjetor 2020, 17:13 Nga DOSJA
“Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës”/ Dhjetra

LUSHNJE- Dhjetra qytetarë në Lushnje kanë dalë ditën e sotme në protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Protesta në qytetet është e qetë ndërkohë mësohet se qytetarët po marshojnë drejtë Drejtorisë së Policisë.

Në fotot e mëposhtme shihet se ata janë të mbuluar me flamur ndërkohë që në duar mbajnë pankarta në të cilat shkruhet se “Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës”.

Ndërsa në Shqipëri, sot është dita e pestë e protestës që pritet të nisë në orën 18:00, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll