Aktualitet

Protestë për Klodian Rashën në New York, shqiptarët: Boll vrasjeve dhe dhunës, ndaloni me kaq

13 Dhjetor 2020, 17:11 Nga DOSJA
Protestë për Klodian Rashën në New York, shqiptarët:

TIRANE- Protesta për Klodian Rashën është zhvendosur në Neë York. Dhjetëra shqiptarë kërkojnë ndalimin e dhunës nga Policia dhe hetimin e ngjarjes së rëndë që i mori jetën të riut.

“Stop dhunës, stop vrasjeve. Boll më, ne e duam atdheun tonë. Mos e vrisni njëri-tjetrin. Shqiptarët bëhen gjithnjë bashkë kur duan”-tha njëri prej tyre.

Ndërsa në Shqipëri, sot është dita e pestë e protestës që pritet të nisë në orën 18:00, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri.

Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet proteste per klodian rashen ne new york proteste per klodian rashen ne new york

Sondazh

Poll