Aktualitet

Policia jep versionin zyrtar për plagosjen në Vlorë: 46-vjeçari gjatë konfliktit të çastit u dëmtua me sende të fortë

13 Dhjetor 2020, 16:57 Nga DOSJA
Policia jep versionin zyrtar për plagosjen në Vlorë:

VLORË- Policia e Vlorës ka dhënë versionin zyrtar për plagosjen që ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Policia bën të ditur se konflikti ka ndodhur afër Gjykatës së Apelit në Vlorë ku si pasojë ka mbetur 46-vjeçari me iniciale K.M. Policia bën të ditur se ai është godtir me sende të forta në kokë sakaq shton se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. 46-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në komisariat janë shoqëruar disa persona.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak 

Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë,  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në  kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll