Aktualitet

Ministri Lleshaj vizitë në Kukës, demokratët mobilizohen për protestë. Kjo është axhenda

25 Prill 2019, 19:15 Nga DOSJA
Ministri Lleshaj vizitë në Kukës, demokratët mobilizohen

KUKËS- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pritet të zhvillojë nesër një vizitë në qytetin verilindor të Kukësit.

Burime konfidenciale nga Policia e Kukësit, i thanë Dosja.al se ministri Lleshaj do të zhvillojë nesër një takim me strukturat, por edhe me maturantët e gjimnazit të Kukësit, për rekrutimet në polici.

Mësohet se demokratët e Kukësit do të organizojnë protestë kundër ministrit Lleshaj.

Dosja.al ka mësuar edhe axhendën e ministrit, i cili në orën 9 do të ketë takim me maturantë të gjimnazit të Kukësit për rekrutimet në polici, i cili do të ndiqet me një takim me kryetarin e Bashkisë Has e më tej nga një vizitë në pikën e përbashkët të kufirit në Morinë. Vizita në Kukës do të mbyllet me një takim me krerët e policisë vendore.

(B.B/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demokratët protestën kundër lleshajt lleshaj vizitë në kukës sandër llesha zbardhet axhenda demokratët protestën kundër lleshajt lleshaj vizitë në kukës sandër llesha zbardhet axhenda

Sondazh

Poll