Aktualitet

Drejtuesit e mjeteve sfidojnë protestën në Milot, vijojnë qarkullimin nga rruga dytësore

25 Prill 2019, 17:06 Nga DOSJA
Drejtuesit e mjeteve sfidojnë protestën në Milot, vijojnë

MILOT-  Drejtuesit e mjeteve që vinin nga veriu kanë devijuar qarkullimin e tyre dhe kanë mundur që të vijojnë rrugën e tyre drejt Tiranës.

Dosja.al mëson se dhe makinat që janë nisur nga Tirana dhe po shkojnë për në veri nuk kanë mbetur të bllokuara në Milot, pasi kanë devijuar qarkullimin.

Mësohet se të gjithë mjetet e vogla po vijojnë me pak vështirësi kalimin nga rruga e vjetër, ndërsa të bllokuar kanë mbetur vetëm disa kamionë.

Drejtuesit e kamionëve do të duhet të presin deri në përfundim të protestës, pasi mund të kthehen dhe të devijojnë rrugën e tyre.

Siç shihet dhe nga videot e siguruara nga Dosja.al, numri i makinave të bllokuara në trafik është shumë i pakët pasi kanë devijuar qarkullimin e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokimi i rrugëve protesta e opozites 25 prill 2019 protesta ne milot bllokimi i rrugëve protesta e opozites 25 prill 2019 protesta ne milot

Sondazh

Poll