Aktualitet

Basha me tone të forta nga Miloti, mesazh Patozit dhe deputetëve të rinj: Opozita e vetme jemi ne, nuk klonohet

25 Prill 2019, 16:54 Nga DOSJA
Basha me tone të forta nga Miloti, mesazh Patozit dhe deputetëve

MILOT- Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Miloti deklaroi se pa zgjedhje të lira e të ndershme, nuk do të hapen dyert e Europës.

Kreu demokrat tha nga Miloti se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor dhe se opozita as nuk klonohet dhe as nuk shpiket si krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës.

Pa zgjedhje të lira nuk do të hapen dyert e Europës. Ne jemi të vendosur se kështu nuk mund dhe s’do të vazhdohet më. PD dhe opozita e bashkuar është koalicioni më i madh politik, është maxhoranca më e madhe politike që e duan vendin. Zgjedhjet farsë na kanë sjellë deri këtu. Ora e Ramës dhe 20 hajdutëve të tij po mbaron. Me 30 qershor sdo të ketë zgjedhje në Shqipëri, pa opozitën. Ne jemi të vendosur që të mos lejojmë më krimin në vend. Në burg do të shkojnë të gjithë bashkëpunëtorët poltik të Ramës.Më 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje në Shqipëri. Këtë e di edhe bufi edhe vëllai i bufit Edi Rama. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës”. u shpreh Basha.

Ndërsa, në përfundim të fjalës së tij, Basha tha se më 30 qershor sdo të ketë asnjë qendër votimi, pasi sipas tij, kjo është dita kur do të jetë edhe fundi i Edi Ramës në pushtet.

Kjo e sotmja është një paralajmërim, se Edi Ramës dhe bandës së tij. Unë e di ma thatë edhe ju sot, se jemi gati ta përshkallëzojmë që sot protestën. Edi Rama duhet ta dijë se 30 qershori do të jetë fundi i tij. Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë e me asnjë çmim krimin elektoral në asnjë qendër votimi. Me besim në zot, do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që na ka mbërthyer”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Opozita bllokoi sot për një orë qarkullimin në rrethrrotullimin tek ish-sheshi “Shqiponja”, rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ai i plepave në Durrës, (Lexo këtu) në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier dhe në Rrugën e Kombit, në Milot, ku ishte i pranishëm vetëm kreu i PD-së,Lulzim Basha.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha milot opozita bllokon 5 akse të vendit protesta e opozites lulzim basha milot opozita bllokon 5 akse të vendit protesta e opozites

Sondazh

Poll