Politike

“Një Kryeministër Evropian kërkon falje për fatkeqësinë që ndodh nga shteti”/ Sejko PUBLIKON videon e Ramës:

12 Dhjetor 2020, 17:08 Nga DOSJA
“Një Kryeministër Evropian kërkon falje për

TIRANË – Njeriu i memeve, Genc Sejko, së fundmi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shihet Edi Rama duke folur në lidhje me drejtësinë që duhet të bëjë një Kryeministër Evropian në rast një fatkeqësie.

“Një kryeministër Evropian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vet, dhe i merr jetën një të riu evropian dorëhiqet automatikisht Ministri I Brendshëm, shkarkohet prefekti, zhvihet komisari dhe polici fatkeqësisht përfundon pas hekurave të burgut. Kryeministri Evropian vërtetë dënon moralisht dhunën dhe kërkon publikisht që drejtësia të ndëshkojë shkelësit e ligjit por edhe i kërkon ndjesë publike popullit për fatëkeqësinw dhe premton ristrukturim të forcave të rendit. Ndërkohë moderatorja Jonida Shehu  Jonida Shehu në video dëgjohet duke thënë se Rama nuk ka thënë ristrukturim por ka premtuar se Ardi veliu nuk do të largohet kurrë nga posti.”- dëgjohet në video.

Videoja vjen në ditën  e katërt të protestës për vrasjen e Klodian Rashës, ku deri më tani Ministri Sandër Lleshaj është shkarkuar nga detyra ndërkohë Rama nuk ka bërë asnjë falje publike dhe se Drejtori i Policisë së Shtetit ndodhet ende në detyrë.

Sakaq Sejko krahas videos i drejtohet Ramës duke i thënë: Një kryeministër europian po. Por me sa duket ti nuk e konsideron veten të tillë.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama genc sejko edi rama genc sejko

Sondazh

Poll