Politike

Arrestimi i Kryeredaktorit “Koha jonë”/ Meta: Nuk do lejojë modelin Lukashanko në Shqipëri, dënoj me forcë dhunës nda

11 Dhjetor 2020, 21:11 Nga DOSJA
Arrestimi i Kryeredaktorit “Koha jonë”/ Meta: Nuk do

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas arreëtimit me dhunë të Kryeredaktorit të “Koha jonë”, teksa po transmetonte live në për protestën që u zhvillua pasditen e sotme për vrasjen e Klodian Rashës, ng efektivi i policisë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Meta, dënon me forcë dhunën që është ushtruar ndaj gazetarit Qamil Xhani, nga ana e efektivëve.

Po ashtu ai i ka bërë thirrje Prokurorinë të reagojë menjëherë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore, autorët e dhunës ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias.

“Dënoj me forcë përsëritjen e rasteve të dhunës së shëmtuar dhe të dënueshme, të ushtruar ndaj gazetarëve, nga ana e efektivëve të caktuar të Policisë së Shtetit.
Dhunimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, z.Qamil Xhani, pranë ambienteve të redaksisë dhe ndalimi i tij për disa orë, është tregues se dhuna ndaj përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile është e frymëzuar dhe e organizuar në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Policisë. Përsëris thirrjen publike dhe e nxis Prokurorinë të reagojë menjëherë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore, pa më të voglën zvarritje, frymëzuesit dhe autorët e dhunës ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias. I ftoj të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të kolegëve të tyre në Shqipëri. I garantoj të gjithë gazetarët e lirë dhe të pavarur se, NUK DO TË LEJOJ KURRË INSTALIMIN E MODELIT LUKASHENKO NË SHQIPËRI. “- ka shkruar Meta.

Kryeredaktori i Koha Jonë, Qamil Xhani është arrestuar dhe liruar në pak minuta mbrëmjen e sotme gjatë protestës që po mbahej për vrasjen e Klodian Rashës. gazetari u arrestua afër rrugës së redaksisë ku ndodhet Koha Jonë. Gazetari në momentin e arrestimit ka thënë se filmonte dhunimin e dy minorenëve nga policia në momentin që e arrestuan.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestohet qamil xhani ilir meta arrestohet qamil xhani ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 20:26

Edi Rama: Protestuesit janë lukuni halabakësh!

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestuesit, “lukuni halabakësh”. Gjatë fjalës së shkurtër që pati jashtë QSUT, ku vizitoi efektivin e Policis...