Aktualitet

Takimi me ekipin e basketbollit/ Gorrea paradite “shtrëngon duart” me Dakon, pasdite në protestë krah opozitës

25 Prill 2019, 14:46 Nga DOSJA

DURRËS- Kryebashkiaku Vangjush Dako ka patur një takim sot me ekipin e basketbollit meshkuj të Teutës. Dako ka publikuar foto në faqen e tij zyrtare, gjatë takimit me basketbollistët durrsakë. Siç duket edhe nga foto, në këtë takim, ekipi i basketbolistëve shoqërohej edhe nga presidenti i ekipit z. Arqile Gorrea ish kryebashkiaku i fundit i djathtë i Durrësit.

Ajo që vlen për t’u theksuar është se Gorrea paradite shtrëngon duart me kryebashkiakun Dako për suksesin e përbashkët të Teutës në basketbollin për meshkuj, ndërsa mbasdite demokrati Gorrea do jetë në ballë të militantëve demokratë, që do bllokojnë rrugët e bashkisë së keqqeverisur prej 12 vitesh nga Vangjushi.

Sot prita me shumë kënaqësi në bashki ekipin e Teutës në basketboll meshkuj, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë sezon, ku për herë të parë në historinë e basketbollit shqiptar një ekip nga Shqipëria arrin në finale të Ligës Ballkanike.

E falenderoj ekipin për të gjitha sukseset që ka arritur dhe i siguroj që Bashkia e Durrësit do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj jo vetëm për basketbollin, por për sportin durrsak në përgjithësi”, shkruan Dako në Facebook.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arqile gorrea ekipi i basketbollit takimi me ekipin vangjush dako arqile gorrea ekipi i basketbollit takimi me ekipin vangjush dako

Sondazh

Poll