Aktualitet

Peticioni për ndryshimin e kodit elektoral, Erion Kristo thirrje për firmosjen: Uji që rri qelbet

25 Prill 2019, 13:11 Nga DOSJA
Peticioni për ndryshimin e kodit elektoral, Erion Kristo thirrje për

TIRANË– Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Pedagogu Erion Kristo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të firmosin peticionin për ndryshimin e kodit elektoral.

Kristo shkruan se ‘uji që rri qelbet’ dhe se vendi nuk duhet lënë në dorë të atyre që sipas pedagogut e ‘bitisën për 30 vite’.

Une mendoj se uji që rri qelbet, se guri që nuk rrokulliset zë myshk dhe se popujt që flenë nuk rriten. Mendoj edhe se nëse bëjmë të njëjtat veprime gjithnjë, rezultati që do marrim do jetë i njëjti. Psh nëse vazhdojmë tua lëmë vendin në dorë atyre që e bitisën për 30 vite, shëllirë ka për të mbetur se ai stan nuk ka tjetër bulmet. Ndaj çohu, bashkohu, firmos, bërtit të ndryshojmë stan.

Forca! #Bashkohu,”- shkruhet në statusin e publikuar nga faqja e Facebook-ut Nisma Thurje.

“Nisma Thurje”, një organizim qytetar, më 6 prill njoftoi inicimin e një peticioni publik me moton “1 milion kundër sistemit”. Synimi i këtij peticioni është mbledhja e një milion firmave që mbështesin idenë e ndryshimit të kodit elektoral ekzistues nga proporcional rajonal me lista të mbyllura, në proporcional kombëtar me lista të hapura.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion kristo nisma thurje peticion per ndryshimin e kodit elektoral erion kristo nisma thurje peticion per ndryshimin e kodit elektoral

Sondazh

Poll