Aktualitet

Hapja e negociatave/ Zyrtari amerikan ‘shuan’ shpresat për Shqipërinë: Vështirë të diskutojë me BE para 2025

25 Prill 2019, 12:27 Nga DOSJA
Hapja e negociatave/ Zyrtari amerikan ‘shuan’ shpresat për

SHBA- Ish-zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ka folur për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ku nuk është shprehur aspak optimist për një integrim të Shqipërisë në BE, brenda vitit 2025.

Gjatë fjalës së tij në  Institutin Ndërkombëtar Republikan në Uashington, me temën: ‘Zgjidhja e së pazgjidhurës në Ballkanin Perëndimor’, ai tha se: “Anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025 nuk është real’.

I njohur ndryshe si ‘Buldozeri’, Brian Hoyt Yee thotë se bashkësia ndërkombëtare momentalisht nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se as BE-ja, as SHBA-ja nuk po i kushtojnë rajonit rëndësinë që do të duhej.

Hoyt Yee ishte një nga aktorët kryesorë të arritjes së marrëveshjes mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës gjatë krizës politike të vitit 2017.

Sa i përket takimit të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron ai thotë se nuk është vendimtar për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, por është një shans për të biseduar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anetaresimi ne be brian hoyt yee anetaresimi ne be brian hoyt yee

Sondazh

Poll