Aktualitet

Do takonte të dashurën, ky është shqiptari që vdiq në aksidentin fatal në Itali (Foto)

25 Prill 2019, 12:31 Nga DOSJA
Do takonte të dashurën, ky është shqiptari që vdiq

ITALIMediet italiane kanë zbuluar identitetin e të riut shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident fatal. Ai është Edjon Kapllani, i cili ishte nisur drejt Scarperias për të takuar të dashurën por rruga ju pre në mes.

26-vjeçari po udhëtonte në orët e para të mëngjesit të së mërkurës me makinën e tipit “Seat Ibiza”, së bashku me të vëllanë dhe një shok. Për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën lëviznin të rinjtë, makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Kapllani ndërroi jetë në vend, ndërkohë që mësohet se shoku i 26-vjeçarit ka marrë plagë të shumta në pjesën e poshtme të trupit. Vëllai i tij ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Edjon Kapllani jetonte prej disa vitesh në Borgo San Lorenzo së bashku familjen.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksdent ne itali aksident itali vdes shqiptari ne itali aksdent ne itali aksident itali vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll